Home / Showbiz / Eneda Tarifa ka vetëm një fjalë për Linda Halimin: Karma!

Eneda Tarifa ka vetëm një fjalë për Linda Halimin: Karma!

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ Eneda Tarifa ka folur për një nga sherret virtuale më të përfolura të këtij viti atë me përfaqësuesen e Shqipërisë në ‘Eurovizion’ Linda Halimi, i cili e kishte zanafillën që nga koha e konkurimit të Enedës në të njëjtin kompeticion.
Asokohe Linda shkruajti: “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.

Disa ditë më parë, kur Linda u ngjit në skenën e Kievit në Ukrainë, Tarifa shkruajti: “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda. Bota portokall” duke e shoqëruar me statusin e mësipërm të konkurentes.

“Ç’mendim ke për këngën e sivjetshme në ‘Eurovizion’?” u pyet këngëtarja nga moderatori Ermal Mamaqi. “Linda bëri të pamundurën, ishte një performancë shumë e mirë. Kaq, apo të them të vërtetën?” u përgjigj Tarifa. “E ke goditur njëherë Lindën me një status në Facebook” vijoi moderatori. “Jo në fakt nuk quhet një goditje, por një tërheqje vëmendjeje sepse ajo më parë më kishte ‘goditur’ mua. Doja të tregoja se pozicionet ndërrohen dhe duhet të kesh kujdes. Sepse karma është karma.” përmbylli këngëtarja.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *