Home / Lajme / Rajon / “Erdhen duke qarë dhe ulëritur…”, banorët rrëfejnë misteret e kishës së “Shën Premtes”

“Erdhen duke qarë dhe ulëritur…”, banorët rrëfejnë misteret e kishës së “Shën Premtes”

Në Fier është një kishë për të cilën banorët besojnë se bën mrekullira. Ajo është kisha e Shën Premtes në fshatin Povelçe, e cila daton që në shekullin 13-të.

Mund të mos e shihte dritën e diellit për kaq gjatë nëse nuk do të ishte për besimin e banorëve.

Eshtë kisha e famshme e Shën e Premtes në Povelçë të Fierit. Shekullore, e bukur dhe mrekullibërëse.

E veçantë për arkitekturën dhe stilin, kisha i ka rezistuar 700 viteve madje edhe gjyleve të topit gjatë luftës së parë botërore.

Bashkëshortët Hoxhaj ndërtuan shtëpinë këtu pas ndarjes së tokave në vitin 1991. Në këmbim të mbarësisë që morën prej saj ata kujdesen dhe mirëmbajnë kishën.

Shteti socialist e ktheu në magazinë por i dha gjithsesi statusin e monumentit të kulturës. Shteti i pas viteve 90 e braktisi në mëshirë të fatit.

Misticizmi dhe magjia e Shën e Premtes megjithë harresën e qeverive, nuk ka lënë indiferentë historianët.

Studime të shumta tregojnë se kisha është vetëm një tregues i qytetit të zhdukur spinarica. Vetë kisha është ndërtuar nga tregtarët venecianë.

Kaq shumë histori por as një shenjë për t’u treguar turistëve. Apolonia antike është vetëm pak km prej këtu. Sinjalistika turistike do të shërbente edhe për ruajtjen e varreve të ushtarëve të luftës së dytë botërore që ndodhen përreth kishës.

Kisha e Shën e Premtes daton në shekullin e XIII. Ajo është e famshme në të gjithë trevën e Myzeqesë për mrekullitë që i atribuohen.

Kisha ishte pjesë e ndalesave të Ismail Qemalit gjatë rrugëtimit të pavarësisë dhe gjithashtu pjesë e vendngjarjeve në romanin e të madhit Jakov Xoxa ” Lumi i Vdekur”. Qëndresa e strukturës së saj në shekuj ka bërë që banorët përreth të besojnë se aty ka fuqi hyjnore duke e frekuentuar si vend pelegrinazhi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *