Home / Lajme / Rajon / Erdogan arriti në Uashington

Erdogan arriti në Uashington

Shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë arriti në Uashington, ku sot është paraparë të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp, lajmëroi DPA.

Erdogan u prit nga një grup njerëzish, të cilët valëvitnin flamurin turk dhe brohoritnin emrin e tij në një tubim të vogël në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Tubimi, në të cilin morën pjesë rreth 50 persona, ishte organizuar nga Komiteti nacional turko-amerikan.

“SHBA-ja tani duhet të ketë besim në Turqinë, deklaroi 42-vjeçari Nevzat Tunxhel, i cili jeton në Bruklin.

“Turqia është aleate e SHBA-së dhe NATO-s, por mbështetja amerikane e Forcave për mbrojtje të popullit të kurdve sirianë është problem serioz për Turqinë, sepse ata dhe partia punëtore kurde (PKK), janë një grupacion e njejtë. Kur u jep armë Forcave për mbrojtje të popullit, gjysma e tyre shkojnë tek PKK-ja”, deklaroi Tunxhel në tubimin e ithtarëve të Erdoganit.

Tramp javën e kaluar dha leje për armatim të Forcave për mbrojtje të popullit në Siri në luftën kundër SHI-së. Ankaraja e konsideron këtë organizatë si grupacion terrorist, i lidhur me kryengritësit kurdë.

për sot në Uashington është paralajmëruar edhe tubim i kundërshtarëve të Erdoganit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *