Home / Lajme / Botë / Erdogan rikthehet në krye të partisë, zotohet se do t’i luftojë armiqtë e Turqisë

Erdogan rikthehet në krye të partisë, zotohet se do t’i luftojë armiqtë e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar sot se do t’i luftojë armiqtë e Turqisë brenda dhe jashtë vendit para zgjedhjes së tij kryetar i partisë udhëheqëse në vend, Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK), që do ta bëjë atë turkun e parë në gati 70 vite që shërben në të njëjtën kohë si presidenti i vendit dhe si kryetar i një partie politike.

“Në vend se të përballemi nesër kokulur me njerëzit tanë, ne preferojnë që të qëndrojmë kundër llumit brenda dhe jashtë vendit,” ka thënë Erdogan para mijëra përkrahësve që janë mbledhur për kongresin e AK-së, ku ai është kandidati i vetëm për kryetar partie, transmeton Express.

“Ne do ta vazhdojmë betejën kundër të gjitha organizatave terroriste,” ka thënë ai në arenën e sportit të Ankarasë, duke u zotuar se do ta mbajë në fuqi gjendjen emergjente derisa të arrihet paqja në luftën e Turqisë kundër kurdëve dhe militantëve islamikë.

Erdogan, i cili themeloi AK-në me rrënjë islamike në vitin 2001 dhe e çoi drejt fitores në zgjedhje vetëm një vit më pas, ishte detyruar që të hiqte dorë nga posti i kryetarit të partisë para gati tri viteve kur ishte zgjedhur president.

Por, kjo ka ndryshuar me referendumin e muajit të kaluar, në të cilin turqit i përkrahen ndryshimet kushtetuese për të krijuar një sistem presidencial ekzekutiv që do t’i dhurojë Erdoganit pushtet të ri dhe do ta lejojë atë që si president i vendit të mbajë edhe postin e partisë së vet politike.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *