Home / Lajme / Botë / Erdogan: SHBA nuk duhet të jetë strehë e FETO-s

Erdogan: SHBA nuk duhet të jetë strehë e FETO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paralajmëruar për më 16 maj, me presidentin amerikan Donald Trump do të bisedonte edhe për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund”, deklaroi Erdogan.

”Sipas mendimit tim, SHBA-ja nuk duhet të jenë strehë dhe inkubator i FETO-s”, tha Erdogan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *