Home / Lajme / Rajon / Erdogan: Turqia dëshiron të vazhdojë me procesin për hyrje në BE

Erdogan: Turqia dëshiron të vazhdojë me procesin për hyrje në BE

Turqia dëshiron të vazhdojë me procesin për hyrje në Bashkimin Evropian, të cilin e konsideron si qëllim strategjik, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fjalimin me rastin e Ditës së Evropës, njoftoi DPA.

Erdogan këtë e deklaroi pas tensioneve disamujore mes BE-së dhe Turqisë, të intensifikuara gjatë fushatës për referendumin për zgjerim të kompetencave presidenciale.

“Ankaraja dhe Brukseli e vazhdojnë bashkëpunimin për parandalimin e emigrimit drejtë vendeve të BE-së. Vendi ynë, e cila me shekuj është pjesë historike, gjeografike dhe kulturore e Evropës ka dëshirë ta vazhdojë procesin për anëtarësim në BE, të cilin e konsideron për qëllim strategjik, në suaza të respektimit të ndërsjellë, barazisë dhe parimit të përfitimit reciprok”, theksohet në deklaratën e Erdoganit.

Ai kritikoi djathtistët ekstrem, si dhe rrymat populiste dhe antiislamike në Evropë.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *