Home / Lajme / Botë / Erdogan: Turqia është e detyruar të “zvarritet” para dyerve të BE-së

Erdogan: Turqia është e detyruar të “zvarritet” para dyerve të BE-së

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot gjatë tubimit të liderëve afaristë në Stamboll theksoi se Turqia është e detyruar “të zvarritet” para dyerve të Bashkimit Evropian.

Ai e dha këtë vlerësim si përgjigje ndaj pyetjes, nëse Turqia edhe më tutje duhet “ta lusë” BE-në dhe të kërkojë prej saj që ta pranojë.

Turqia tashmë 54 vite insiston të hyjë në Union, përderisa vende të cilat më vonë aplikuan për anëtarësim ose janë ekonomikisht jostabile, tashmë janë pjesë e BE-së.

Erdogan i kritikoi numrin gjithnjë e më të madh të kapitujve të cilët nevojiten për negociata për inkuadrim në Union.

“Nëse përfaqësuesit e BE-së vazhdojnë me qëndrimin e vet fillestar dhe pozitiv ndaj nesh, mund të vazhdojmë. Por, nëse ndërpresin ta bëjnë atë, atëherë ne mund vetë të gjindemi”, theksoi presidenti turk.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *