Home / Lajme / Botë / Është arrestuar redaktori i gazetës turke “Xhumhuriet”

Është arrestuar redaktori i gazetës turke “Xhumhuriet”

Redaktori i edicionit të internetit të gazetës turke “Xhumhuriet”, Oguz Gjyven, dje zyrtarisht është arrestuar, pasi që javën e klauar ishte mbajtur në paraburgim.

Agjencia turke Anadolia kumtoi javën e kaluar se Gjyven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike.

Gjyven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Xhumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.

Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Kan Dyndar jeton në ekzil në Evropë.

Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Denis Juçel.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *