Home / Kryesoret / Është prekës fakti se si pleq me plis në kokë, fëmijë të vegjël…

Është prekës fakti se si pleq me plis në kokë, fëmijë të vegjël…

Sekretari i LR-PDSH Arben Taravari ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se Ziadin sela do të kurohet në shtëpi. Postimi i tij i plotë më poshtë:

LR PDSH-ja deklaron se fatmirësisht shëndeti i Kryetarit të partisë tonë, z. Ziadin Sela tashmë është drejt rikuperimit të plotë.

Për shkak të rezultateve të mira shëndetësore ekipi Mjekësor gjykon që tashmë po afron koha që të dalë nga kujdesi spitalor.

 Falenderojmë çdo njërin prej jush që ka qënë afër nesh këto ditë të vështira por që kaluan me sukses.

Kryetari ynë veçanërisht dhe gjithë partia jonë është mirënjohëse ndaj solidaritetit të Jashtëzakonshëm që dëshmuan shqiptarët kudo që janë.

 Është prekës fakti se si pleq me plis në kokë, fëmijë të vegjël me pak dhëmbë në gojë, burra e gra, anëtarë të partive të tjera, opinionistë e gazetarë, të gjithë u bashkuan nën një emër: Shqiptarë! Me burrëri dhe humanizëm, me trimëri dhe fisnikëri, me forcë dhe evropianizëm, u mblodhën Bashkë dhe vazhdojnë janë, duke i treguar botës mbarë se atë që nuk mund të bënte diplomacia dhe politika e deritanishme, e bëri nevoja për Liri dhe Barazi!
Falenderojmë të gjithë faktorin ndërkombëtar që ishte dhe është determinues në mbështetjen tonë. Falenderojmë të gjithë ata njerëz të etnisë maqedonase që kanë qënë të shqetësuar realisht për këtë rast duke u distancuar nga sulmi terrorist i 27 prillit.
Në mënyrë të veçantë falenderojmë Trimin e Kumanovës z.Abdylfetah Alimi, që vendosi jetën e tij në dispozicion të Kryetarit të partisë tonë, të deputetit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z.Ziadin Sela, e i cili përveçse dha shëmbullin e respektimit të detyrës, pa dyshim bëri një gjest atdhetar e heroik!

Bashkë me të falenderojmë çdo person të punësuar në forcat e rendit dhe sigurisë, të cilët aq pak sa ishin, bën një punë të madhe duke shpëtuar nga vdekja Ziadin Selën.
Falenderojmë çdo njërin që ndoshta nuk e gjen emrin dhe mbiemrin në këtë deklaratë, por të jeni të sigurtë që emrat dhe mbiemrat tuaj janë shkruar në zemrat tona!
27 prilli u duk se do ishte një ditë e zezë për ne, por në fakt u shëndrua në një Magnum Opus – Kryevepër Shqiptare që gjithë bota e njeh tashmë!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *