Home / Kryesoret / Euroambasadori, Samuel Zhbogar qëndroi për vizitë në Gostivar (FOTO)

Euroambasadori, Samuel Zhbogar qëndroi për vizitë në Gostivar (FOTO)

Euroambasadori i Unionit Evropian, z. Samuel Zhbogar sot vizitoi fshatin Sërmnovë të Komunës së Gostivarit në suaza të projektit “UE për Ju”.

Nikoqiri i aktivitetit, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta përshëndeti iniciativën e cila promovon vlerat universale të Unionit Evropian – UE, ndërsa tregoi që ideja e mbajtjes së aktivitetit në shkollën fillore “Gjon Buzuku”, në fshatin Sërmnovë ishte njoftimi i ambasadorit me favoret natyrore që bart malësia dhe zonat rurale të Gostivarit.

Euroambasadori i Unionit Evropian, Samuel Zhbogar vuri në dukje që qëllimi i projektit është nxitja e vetëdijes dhe informimi i opinionit me mbështetjen e Unionit Evropian për të lëvizuar drejt euro-integrimeve.

Pas fjalimeve të kryetarit, z. Nevzat Bejta dhe  euroambasadorit z. Samuel Zhbogar, nxënësit e shkollës organizuan gara të ndryshme nga sfera e sportit, kulturës dhe edukimit, ndërsa vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi kreativiteti i fëmijëve se si e shohin nga këndvështrimi i tyre Unionin Evropian.

Me këtë rast u ndanë dhurata për nxënësit me shenjën e Unionit Evropian – UE. Po ashtu, euroambasadori, z. Samuel Zhbogar ndau dhurata simbolike për kryetarin z.Nevzat Bejta dhe drejtorin e shkollës fillore “Gjon Buzuku”, z. Agim Mislimi në shenjë mirënjohje për mikpritjen e përzemërt.

Edhe nikoqirët e evenimentit, euroambasadorit z. Samuel  Zhbogar i dhuruan dhurata me karakteristika të Gostivarit dhe rrethinës.

Projekti me vlerë prej 800 mijë euro financohet nga programi për bashkëpunim ndërkufitar të Unionit Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *