Home / Lajme / Euroja u përforcua në krahasim me dollarin dhe jenin pas zgjedhjes së Makronit për president francez
(FILES) A woman holds several Euro and US dollar notes in London 18 April 2007. The euro briefly struck a record pinnacle against the dollar early on Wednesday 11 July 2007 amid US housing market concerns and the prospect of rising interest rates in the eurozone, dealers said. The European single currency touched 1.3787 dollars in early deals -- which was an all-time record high point. It later pulled back to stand at 1.3739 dollars. AFP PHOTO/FILES/BERTRAND LANGLOIS

Euroja u përforcua në krahasim me dollarin dhe jenin pas zgjedhjes së Makronit për president francez

Mëngjesin e sotëm në bursat në Azi euroja u përforcua në krahasim me valutat kryesore botërore pas zgjedhjes së kandidatit liberal proevropian Emanuel Makron për president të ri të Francës dhe fitorja e tij ndaj kandidates së të djathës Marin Le Pen, njoftuan mediat franceze.

Pak para shpalljes së rezultateve, euroja u përforcua deri në 1,1023 dollarë, në krahasim me 1,0999 dollarë të premten në mbrëmje në Nju-Jork. Me këtë, euroja e arriti kursin e saj më të lartë nga nëntori i vitit të kaluar.

Mëngjesin e sotëm një euro shitet për 124,59 jenë, në krahasim me 124,05 jenë në fund të javës së kaluar dhe e arriti kursin e saj më të lartë ndaj valutës japoneze pas më shumë se një viti.

Bursat devizore “kolektivisht pëshpëritën me lehtësim”, por ky reagim pozitiv me siguri shkurt do të zgjasë, vlerësoi eksperti bankar australian Fill Borkin.

“Eshtë në pikëpyetje nëse Makron do të fitojë shumicë në zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm”, shtoi ai.

Konsiderojmë se në disa javët e ardhshme euroja mund të përforcohet, për shkak se Banka Evropiane Qendrore do të tregojë vetëbesim më të madh pas uljes së rreziqeve në eurozonë, deklaroi Rej Atril nga Banka Kombëtare e Australisë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *