Home / Lajme / Botë / EUROPOL paralajmëron: Nesër mund të ketë sulm të paparë kibernetik në shumë vende të botës

EUROPOL paralajmëron: Nesër mund të ketë sulm të paparë kibernetik në shumë vende të botës

Sulmi kibernetik i së premtes i ka prekur më shumë se 200.000 persona në 150 vende të botës, njofton shefi i EUROPOL-it, Rob Wainwright.

Duke folur për televizionin britanik ITV, Rob ka thënë se bota është duke u përballur me një kërcënim të përshkallëzuar, transmeton Express.

Ai ka ngritur shqetësime për nivelin e sulmeve të mundshme të hënën në mëngjes. Virusi i së premtes e ka marrë kontrollin e dosjeve të përdoruesve duke kërkuar pagesa. Rusia dhe Britnia e Madhe ishin në mesin e vendeve të goditura më së keqi nga ky virus.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një sulm tjetër është i pashmangshëm dhe mund të jetë i pandalshëm.

Rob ka thënë se është i shqetësuar se numri i të prekurve mund të rritet kur njerëzi të rikthehen në punë të hënën në mëngjes.

“Jemi përball një kërcënimi të përshkallëzuar, numri po rritet,” ka thënë ai. Ai ka shtuar se sulmi ishte i paparë deri më tani.

“Jemi duke i kryer rreth 200 operacione globale kudër krimit kibernetikë çdo vit, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Nga sulmi i fundit janë prekur 200 mijë persona në 150. Shumë nga viktimat do të jenë biznesmen, përfshirë korporata të mëdha,” ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Rob, deri tani vetëm disa pagesa janë bërë nga viktimat e sulmit.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *