Home / Lajme / Botë / Evakuimet e para nga lagjet e kryengritësve në Damask
A man waves a Syrian opposition flag as others cheer upon the arrival of a UN and Red Cross convoy escorting more than 125 fighters from the besieged rebel-held Syrian town of Zabadani at the Masnaa border crossing between Lebanon and Syria, December 28, 2015. REUTERS/Mohamed Azakir

Evakuimet e para nga lagjet e kryengritësve në Damask

Kryengritësit sirianë dhe familjet e tyre kanë filluar që ta braktisin pjesën e Damaskut që është nën kontroll të opozitës, me çka Qeveria siriane afrohet deri te ndërmarrja e gjithë kryeqendrës.

Televizioni shtetëror, duke iu referuar guvernatorit të provincës Damask, njoftoi se vala e parë prej 1.022 personave, mes të cilëve edhe 568 luftëtarë, dje e kanë braktisur lagjen Barzeh, ndërsa evakuimi do të zgjatë pesë ditë.

Kryengritësit e evakuuar do të largohen në provincën Idlib, në duart e opozitës, i cili është akoma dominues në veriperëndim të vendit.

Marrëveshja për evakuim është arritur të dielën në mbrëmje.

Evakuimi nga Barzeh ka filluar të dielën, disa ditë pasi që mbështetësit e Qeverisë siriane – Rusia dhe Irani dhe Turqia, e cila i mbështet kryengritësit, e nënshkruan marrëveshjen për “zonat e sigurisë” në të cilat qeveria dhe opozita do t’i ndërpresin veprimet armiqësore.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *