Home / Kryesoret / EVN nesër do të lë pa energji elektrike disa komuna në Shkup

EVN nesër do të lë pa energji elektrike disa komuna në Shkup

EVN Maqedoni paralajmëron se nesër (e hënë, 29 maj) pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e Komunës Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare. Arsyet për ndërprerjen e energjisë janë problemet teknike.

 

Rrymë nga ora 9:00 deri 14:00 nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Zletkova”, “Nov Zhivot” dhe “Brsajçka Buna” në Shuto Orizare. Nga ora 9:00 deri 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Bukuviq në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 09:00 deri 13:00 në Komunën Qendër rruga “Ganço Haxhipanzov” do të jetë pa energji elektrike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *