Home / Lajme / Botë / Familja amerikane adopton shtatë fëmijë, që janë motra dhe vëllezër (Foto)

Familja amerikane adopton shtatë fëmijë, që janë motra dhe vëllezër (Foto)

Jessaka dhe Josh Clark nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, që e kishin vetëm një fëmijë të vogël, i kanë adoptuar edhe shtatë të tjerë që kishin mbetur pa prindër.

Meqenëse nuk donin të ndaheshin sepse ishin vëllezër dhe motra, askush nuk donte të merrte një numër kaq të madh të fëmijëve.

Prej tre u bënë dhjetë anëtarë të familjes

“Kemi dëshirë që të jemi shumë anëtarë, por shtëpia jonë ishte shumë e vogël. Pas katër vitesh që e rregulluam si duhet, më në fund e realizuam ëndrrën”, ka thënë kryefamiljarja Jessaka.

Atyre iu është dashur që të kenë më shumë hapësirë, meqë fëmijët janë duke u rritur dhe duhet të kenë kushte normale banimi.

Së bashku me shtatë fëmijët që janë vëllezër dhe motra

“E kishin vetëm një fëmijë, tani menjëherë jemi bërë dhjetë dhe së bashku do të jetojmë të lumtur”, ka thënë po ashtu nëna, të cilës i kanë ndihmuar materialisht për të kryer këtë veprim.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *