Home / Kryesoret / Familja Nuhiu nga Likova vuan për kafshatën e gojës

Familja Nuhiu nga Likova vuan për kafshatën e gojës

Këtë mbi kurriz e bartin pothuajse gjatë gjithë jetës së tyre anëtarët e familjes Nuhiu nga Likova e Kumanovës. Festimja dhe bashkëshorti i saj Mitati jetojnë me tre fëmijët e tyre në një shtëpi pa kushte elementare për jetë. Edhe pse e ndërtuar para 100 vitesh tani kjo shtëpi është kulmi i vetëm që kanë mbi kokë, thekson kryefamiljari Mitati.

Gjithë shpresën për bukën e gojës e kanë tek mbareshtimi i pulave të shtëpisë ku nga shitja e vezëve mund të llogarisin për t’u ngopur edhe një ditë tjetër me bukë dhe këtu përfundon shpresa për ta.

“Fëmija heq, duron për bukë ti mund të shohësh ditë të bukura kur nuk mund t’i bësh kushtet si tjerët secila familja e ka nga një rrogë kanë ndonjë të ardhur, kanë shtëpi të reja kushte të mira, unë jetoj një jetë normale”, thekson Festime Nuhiu.

Njëri nga tre fëmijët i ka 7 vjet kujdesi ndaj të cilit duhet të jetë më i theksuar për shkak të moshës thonë prindërit. Ditët e dimrit kanë qenë të ftohta dhe fëmijët shpesh janë sëmurë.

Kjo familje 5 anëtarëshe po përpiqet të mbijetojë dhe me ato pak të ardhura që ka, djalin e ka e ka 15 vjet dhe nuk arritëm të njoftojmë s eishte në punë duke u munduar të ndihmojë familjen me fitimin prej 100 denarë që merr, por jo gjithmonë është e mundur të merr ato pak para për të shijuar një mëngjes.

“Nuk kam kushte, del nga pak të punojë, nuk mund të bëjmë asgjë me 100 denarë dhe është shumë i ri por nuk e paguajnë, madje edhe e përshtynë sepse nuk ka”, thotë kështu zonja Nuhiu.

Menyja kryesore në këtë familje janë turshitë ndërkohë që shpesh mungon mielli për të gatuar bukën. Kjo familje ka frikë se do të përballet dhe me mungesën e bukës. 071/654-341.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *