Home / Lajme / Fatbardha, Shqiptarja Me Famë Politike Në Finlandë

Fatbardha, Shqiptarja Me Famë Politike Në Finlandë

Ishte vetëm shtatëvjeçare Fatbardha Hetemaj kur braktisi vendlindjen e saj Skenderaj, për të migruar në Finlandë, së bashku me familjen e saj. Arriti të integrohet në jetën e atjeshme, madje të jetë dhe kandidate potenciale për të qenë deputete.

Ka përfunduar master për menaxhment dhe strategji në kuadër të programit Hanken. Gjithashtu është trajnere e certifikuar në IFC, dhe është e përkushtuar në asistimin dhe trajnimin e individëve dhe organizatave në arritjen e tërësishme të potencialit të tyre, ndërsa ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi. Kjo është Fatbardhe Hetemaj, vajza e dy juristëve, të cilët në kërkim të një jete më të mirë, shumë kohë më parë ia mësynë Finlandës.

Por, Fatbardha së bashku me motrat dhe dy vëllezërit e saj, futbollistë të njohur në Itali dhe Finlandë, arritën që mjaft mirë të integrohen në këtë shtet të largët skandinav. Fatbardha, e cila tashmë jeton në Finlandë, tregon për jetën atje dhe dashurinë që prindërit ia kanë mësuar për Kosovën.

Ajo tashmë flet katër gjuhë, finlandishten, anglishten, shqipen dhe suedishten. E përveç në Finlandë, ka studiuar dhe në Angli e Suedi.

Megjithëse për fare pak vota, s’kishte arritur të bëhej deputete e Parlamentit të Finlandës, ajo ka arritur të jetë tash e katër vite asambleiste e qytetit të Helsinkit, aty ku edhe mendon se po jep kontributin e saj për qytetarët.

Hetemaj,  madje në 2009, është zgjedhur femra refugjate e vitit, çmim ky i cili i ka dhënë asaj një kënaqësi të pa përshkruar. Thotë se nuk preferon vetëm të ankohet, por dhe të mundohet që t’i gjejë zgjidhje problemeve.

Fatbardha tashmë punon në një firmë ku është dhe pjesë e bordit menaxhues, e që është e vetmja femër aty.

E në sytë e saj Kosova  duket ndryshe, ngase e kishte menduar ajo. Beson që gjërat në Kosovë do të rregullohen. Thotë se do të vinte në Kosovë për të jetuar disa vite, në rast se do ta gjente një punë të mirë, por nuk mund ta lë Finlandën përgjithmonë, pasi dashuria e saj tashmë është e ndarë në dysh, për Kosovën dhe për Finlandën, e cila i dha mundësi për t’u avancuar në karrierë.

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *