Home / Lajme / Maqedoni / Fetai: “Jam i mendimit se kriza do të vazhdojë, VMRO nuk dorëzon pushtetin pa probleme”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-07 06:37:53Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Fetai: “Jam i mendimit se kriza do të vazhdojë, VMRO nuk dorëzon pushtetin pa probleme”

Politikologi, Milaim Fetai shprehet me tone pesimiste dhe e sheh të vështirë daljen nga kriza të gjendjes momentale në Maqedoni.

 “Mundet të themi se vizita e Hojt Ji nuk solli ndonji gjë të re. Sipas deklaratave që i dhan pas takimit me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji mundet të konstatojmë se Ivanovi dhe Gruevski nuk e kan marun seriozisht çështjen e dorëzimit paqësor të pushtetit dhe kalimi i VMRO-së në opozitë. Jam i mendimit se kriza do të vazhdojë, pushtetin nuk do ta dorzojnë pa probleme që mundet të ndodhin në ditët në vijim, avantura e VMRO-së do të zgjas edhe më tej ndoshta do ta zvarisin procesin edhe deri në izolim të vendit.”
Sigurisht se shumica e re parlamentare me 67 deputet më në fund do të detyrohet të formoj qeverinë pa mandat pasi mendoj se Ivanovi do të blejë kohë dhe përsëri nuk do ta jep mandatin duke tentuar të çoj vendin në zgjedhje të reja duke e plotësuar kërkesën kryesore të Gruevskit dhe partisë së tijë. Për sa i përket hapave të rradhës që mund të ndodhin në vend Fetai shprehet se, nëse në ditët në vijim nuk kemi ndonji angazhim më serioz dhe të drejtëpërdrejtë nga BE-ja e sidomos nga SHBA-të diçka e njgjajshme sikur në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, atëhere mundet të ndodh që edhe Rusia të dërgoj ndonji ndërmjetsues që të tentoj të ndihmoj në tejkalimin e kësaj krize politike e cila ka marun edhe përmasa të krizës shtetrore me tendenca reale për destabilizimin e rajonit të Balkanit. Fetai është i mendimit se padushym që rezistenca e VMRO-së vazhdon dhe kriza shumë rëndë do të shkon kah zgjidhja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *