Home / Kryesoret / Fillon me punë fabrika gjermane në Veles “ LUTEKST”

Fillon me punë fabrika gjermane në Veles “ LUTEKST”

Fabrika për prodhimin e tekstilit teknik dhe industrial Luteks, investim i kompanisë gjermane STS Tekstajl, sot në rrethin e ish-fabrikës “Nonça Komisheva” në Veles, do të përurohet.

Në solemnitet do të mbajë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri në 1.000 persona. Investimi fillestar vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në 7 milionë euro.

Pjesa më e madhe e prodhimeve do të eksportohen në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.

Fabrika gjermane “STS Tekstajl” është një nga 100 kompanitë inovative më mirë të renditura në Gjermani në vitin 2014. Kompania ka përvojë 30 vjeçare në prodhimin e tekstilit.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *