Home / Lajme / Rajon / Finalja e “Tirana Art Fest”, ja gjimnazet që shkëlqyen

Finalja e “Tirana Art Fest”, ja gjimnazet që shkëlqyen

Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i “Tirana Arta Fest”.

E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.  Çmimi i parë në këngë shkoi për Rea Nuhun, artisti i ri më i mirë u shpall Bertila Bruka, ndërsa grupi më i mirë në këngë u shpall ai i gjimnazit “Qemal Stafa”. Ndërsa, grupi më i mirë në kërcim u shpall ai i gjimnazit “Ismail Qemali” dhe në Hip Hop gjimnazi “Partizani”.

Një risi për këtë edicion ishte edhe pjesëmarrja e shkollave dhe gjimnazeve të zonave rurale, ku për herë të parë grupi më i mirë Folk u shpall ai i shkollës “Ibrahim Hasmema”, Petrelë, ndërsa grupi më i mirë i djemve ai i shkollës “Sadik Stavileci”, Kashar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të “Tirana Art Fest” dhe theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e talentuar. “Pas disa vitesh ndërprerje, rikthimi i “Tirana Art Fest” vjet dhe sivjet tregon që, kur një qytet do të bëjë gjëra të mira e të bukura, kur një qytet do që t’u japë një shans të rinjve, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ju, pavarësisht sa çmime morët apo sa certifikata do të çoni në shtëpi. Besoj se të rinjtë e Tiranës janë të rinjtë më idealistë, më të talentuar dhe më fantastikë që ka nxjerrë Shqipëria”, tha Veliaj.

Fituesit në këngë

Çmimi i parë – Rea Nuhu

Çmimi i dytë – Kejtlin Sejdarasi

Çmimi i tretë – Elisa Kumrija

Artisti i ri më i mirë – Bertila Bruka

Stil dhe origjinalitet – Ambra Jaçaj

Grupi më i mirë – Gjimnazi “Qemal Stafa”

 Fituesit në kërcim

Grupi më i mirë- Street Creë – Gjimnazi “Ismail Qemali”

Grupi më i mirë Hip Hop – Grace Creë – Gjimnazi “Partizani”

Grupi më i mirë Folk- Shkolla “Ibrahim Hasmema”, Petrelë

Grupi më i mirë i Djemve – Shkolla “Sadik Stavaleci”, Kashar

Grupi më i mirë i Vajzave – Color Crew, Gjimnazi “A.Z Cajupi”

Kërcimi më i mirë solo – Joana Janushi, Kolegji “Don Bosko”

Dueti më i mirë – Bedri Llagami, Vaqarr

Grupi i ri më i mirë- The Freks – Gjimnazi “Myslym Keta”

Kostumografia më e mirë- Gang BMK – Gjimnazi “Sinan Tafaj”

Fabula Koreografike – Fusion – Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *