Home / Lajme / Kronika e zezë / Fituesi i Eurosong në rrezik për jetën

Fituesi i Eurosong në rrezik për jetën

Këngëtari portugez fitues i Eurovizionit ka nevojë urgjente për një transplant zemre. Salvador Sobral është cilësuar si përfaqësuesi më i mirë i Portugalisë në Eurovizion, por ai rrezikon jetën pasi vuan nga zemra.

 

27-vjeçari që këndoi baladën prekëse “Amar Pelos Dois” në Ukrainë, mbërriti me vonesë në Kiev dhe u mundua të mbajë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore.

 

Sobral kishte pasur komplikime në gjysmëfinale të garës në vendin e tij dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike atje, ndërsa u kthye në finale për fituar festivalin në Portugali derisa po shërohej pas operacionit. Pas këtij triumfi, ai përfaqësoi Portugalinë në Festivalin Evropian të Këngës.

 

Motra e tij Luisa, që i qëndron gjithmonë pranë, i konfirmoi spekulimet për sëmundjen e zemrës gjatë një konference për shtyp para Eurovisionit, duke thënë se ishin përpjekur që ta mbanin të fshehur këtë gjë. Megjithatë, këngëtari ia doli që të ngjitej në skenën e Eurovisionit dhe të dilte fitues.

 

Salvador Sobral është një këngëtar 27-vjeçar, i cili ka dalë i shtati në versionin portugez të ‘Pop Idol’. Albumin e tij debutues e ka lançuar në vitin 2016 me titull “Excuse Me”.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *