Home / Kryesoret / Flet drejtori Baçevski:Shkarkimi është antiligjor, por nuk do të ankohem

Flet drejtori Baçevski:Shkarkimi është antiligjor, por nuk do të ankohem

Aleksandar Baçevski, drejtori tashmë I shkarkuar I shkollës së mesme të bujqësisë, në një prononcim për Tv Kohën, thotë se vendimi për shkakrimin e tij e tij është antiligjor, por ai megjithatë nuk do të ankohet. Ai pranon se ka qenë natën e 27 prillit në kuvend por mohon të jetë përfshirë në përleshje të dhunshme.Baçevski, majde shton se presionet ndaj tij kanë filluar që në kohën kur është prishur koalicioni BDI-VMRO dhe është formuar koalicioni BDI LSDM. “Shkarkimi im nga detyra e drejtorit të shkollës së mesme “Mosha Pijade” ka karakter të pastër politik , për arsye se prezenca ime në mbështetje të projektit për Maqedoni të përbashkët ishte kapaku i gjithë kësaj pune, pasiqë presioni ka filluar që nga Janari i këtij viti atëherë kur është shpallur koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së dhe partive të tjera shqiptare dhe publikisht jam paralajmëruar nga ndihmës drejtori i shkollës i cili më është drejtuar me fjalët do të shohësh ti kur në pushtet do të vij LSDM-ja do të shohësh se çfarë do të bëjmë ne , dhe që nga janari deri më sot dhe nuk e di se deri kurë do të vazhdojë kjo që për çdo ditë nëpër portale po nxihet, po baltoset emri im, që nuk është ashtu sepse për punën time mund të flasë i gjithë kolektivi për tre vite sa jam drejtor i shkollës”, thotë ai, njofton Tv Koha. Ai më tej thotë se derisa nuk kanë filluar protestat për Maqedoni të bashkuar kanë patur bashkëpunim të mirë me komunën madje edhe ka marrë mirënjohje nga kryetarja Arifi, raporton Tv Koha. “Deri para muajit janar , dhe deri në momentin kur kanë filluar protestat për Maqedoni të përbashkët me komunën e Tetovës kemi pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim shumë të mirë , madje nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi jam shpërblyer me mirënjohje të veçantë për merita të mëdha në shkollën tonë, dhe në nivel të republikës së Maqedonisë për nga evaluimi që është bërë jemi shkolla e dytë vetëm “Asusi “ është përpara nesh kemi marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare në 16 shtete gjithandej Europës , të parët jemi në projekte që janë në nivel të Republikës së Maqedonisë , këtë e kuptoj, duhej një ditë të ndoshta, vendi dhe detyra e drejtorit është e përkohshme , nga ana ime kam bërë gjithçka për të lënë një përshtypje të mirë por fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi por duhet të ecim përpara presim drejtor të ri çfarë varet nga unë do të ndihmoj me qëllim që ta zhvillojmë shkollën”, tha Baçevski për Tv kohën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *