Home / Showbiz / Flori Mumajesi theu zemrën e gjithë vajzave të Shqipërisë për kosovaret!

Flori Mumajesi theu zemrën e gjithë vajzave të Shqipërisë për kosovaret!

Prej disa muajsh, kantautori i njohur Flori Mumajesi ka qenë kryefjala e mediave pas “ndarjes” artistike me Elvana Gjatën. Menjëherë pas projektit të fundit me të “Lejla”, këngëtarja fluturoi në Amerikë për të synuar tregun muzikor ndërkombëtar, ndërsa Flori vendosi të transferohet në Kosovë.

Mediat shkruan se Flori, prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën me moderatoren e njohur të Klan Kosova, Liberta Spahiu, por askush prej dy personazheve nuk ka konfirmuar asgjë për këtë lidhje.

Flori, për herë të parë pas zhvendosjes në Kosovë, ka treguar pse e mori këtë vendim të papritur.

I ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare”, së bashku me Eni Ҫobanin dhe Arbi Maznikun, gjatë drekës, Flori konfirmoi transferimin në Kosovë: “Po, jam transferuar në Kosovë”,- tha ai pas pyetjes së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Mazniku. Por dietologia Blerina Bombaj nuk e la me kaq informacionin e Florit dhe e pyeti se cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit të tij në Kosovë: “Po ja, bëj ndonjë ҫikë muzikë…” – ia ktheu ai me të qeshur, përgjigje e cila sërish nuk e kënaqi Blerinën, kështu që e bëri Florin të shtonte edhe se “po mësoj edhe dialektet e ndryshme, po shijoj ushqime të tjera” – vijoi ai si për t’iu shmangur ngacmimeve: “Po jo vetëm për këto. Në Kosovë ka edhe vajza shumë të bukura….” – e ngacmoi edhe një herë tjetër Blerina. Duke konfirmuar, Flori tha se është e vërtetë që në Kosovë ka vajza shumë të bukura. Ndryshe nga vajzat e Shqipërisë, ku ka gjithashtu vajza shumë të bukura, në Kosovë “janë më shtatlarta, kanë tipare më të theksuara, mollëza e vetulla më të theksuara…”

Nëse përballë do ishin dy vajza, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, shtatlartësia e vajzave të Kosovës do të binte në sy, thekson Flori më tej. Mos ishte duke bërë përshkrimin e ndonjë personazhi konkret? E njihni ju?

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *