Home / Kuriozitete / Foshnjën time e lashë në mëshirë të fatit!

Foshnjën time e lashë në mëshirë të fatit!

Me një nënshkrim që dhashë hoqa dorë përgjithmonë nga djali im. E, koha që kaloi nuk e lehtësoi aspak dhembjen time. A thua, çmendon tash ai për mua, meqë është rritur bukur shumë? A do t’më kërkoj? Si do të arsyetohem përpara tij?, shkruan Hana, 35 vjeçe.

Jam Hana, 35 vjeçe, jetoj në Zvicër, në qytetin Bazel. Kam edhe shumë pyetje të tjera e që ia bëj vetes thuajse çdo ditë…

Por, pavarësisht pyetjeve, kurrë nuk ia fali vetes “gabimin” e vajzërisë. Tani jam e martuar me person tjetër, i kam dy fëmijë: njëri 5 vjeç e tjetri 3, por barrën që e barti në zemër e di vetëm shpirti im. Barrën time mund ta marr me mend vetëm ajo që ka pasur fatin e keq si unë…

Vetëm motra ime që jeton në qytetin ku jetoj unë dhe nëna ime e dinë të fshehtën time përvëluese. Ndërkaq, personi që ishte çelësi i kësaj enigme më braktisi në çastin kur më duhej më së shumti.

Si rrodhi ngjarja?

Me Petritin u njoha në kursin që e organizoi puna jonë, në mënyrë që të perfeksionoheshim edhe më shumë. Që ditën e parë në kurs, më tha se kishte nevojë për banesë me qira.

Dhe, meqë më bëri përshtypje qëndrimi i tij, sjellja e tij, i thashë se do bisedoj më prindër se kishim një dhomë ndaras shtëpisë sonë, e që mund ta shfrytëzonte ai.

Dhe, ndodhi si ndodhi, ai u vendos në shtëpinë tonë. Andaj, edhe shpejt u bëmë miq…

Bisedonim për punën tonë, shkuarjet e të rinjve shqiptarë në diskotekat ku kishte këngë shqipe. Shkurt e shqip, për çdo gjë që e preokuponte rininë shqiptare në Zvicër.

Dhe, me kohë, miqësia jonë u shndërrua në dashuri të sinqertë. Ishte kjo dashuria ime e parë.

Kjo ndjenjë e re dhe e paprovuar më parë më bënte të fluturoja nga lumturia. Mezi prisja të më ofronte martesë dhe ta kurorëzonim dashurinë tonë…

Si mbeta shtatzënë?

Por, ajo ditë që më parë ishte përcaktuar të mos arrinte kurrë. Ndodhi ajo që kurrë se kisha parashikuar. Mbeta shtatzënë. Kur i tregova, Petriti s’mund ta fshihte shqetësimin.

Nisi të më brente dyshimi. Dashuria jonë u vu në sprovë. Të nesërmen shkova në dhomën e tij që të bisedonim. U befasova. Dhoma ishte e zbrazët, i kishte mbledhur plaçkat e kishte ikur!

Po tani, si do vej halli im? Prita më tepër se një muaj, me shpresë se do të kthehej a do të kërkonte dorën time, por ai u zhduk pa gjurmë.

As në punë nuk vinte. Kur e pyeta shefin pse Petriti nuk vinte në punë, më tha: “E ka lëshuar punën. Më duket se ka shkuar për të jetuar në Angli”.

Ditët që pasuan ishin të trishtueshme dhe plot dilema. As haja, as pija, as flija… Mendova të vë dorë mbi vete, por më mungoi guximi.

Dhe, pas shumë mëdyshjesh, ia hapa zemrën motrës sime të martuar. Ajo më ngushëlloi, duke më dhënë kurajë.

Kur shkova te mjeku për abortim ishte shumë vonë, isha në muajin e katër të shtatzënisë. Mu duk se spitali u përmbysë.

Dhimbjet e lindjes filluan në muajin e shtatë. Motra më mori në banesë të saj, e të nesërmen më dërgoi në spital.

Mjekët ishin me pak shpresa se fëmija do të jetonte, meqë nuk e kishte as përafërsisht peshën për të jetuar. Atëherë filloi edhe të më brej ndërgjegjja pse nuk isha ushqyer me shumë.

Me sjelljen time të pahijshme e kisha sjell në pikëpyetje jetën e një krijese të pafajshme.

Por, fëmija im nuk u dorëzua, mbijetoi. Shpëtoi. Ishte djalë.

Dhe, gjithnjë më rri para sysh ai fëmijë i vogël e i brishtë.

Por, unë s’guxoja tu dorëzohesha ndjenjave, më duhej të vendosja.

E nënshkrova deklaratën se fëmijën tim dëshiroja ta lija në spital. Dhe, dola nga spitali me shpirt të lënduar e pa shpresa për të ardhmen.

Pas një muaji e dërgova motrën në spital që të pyeste për fatin e tij. E kishte adaptuar një çift zviceran.

Ndërkohë, mu desh një kohë e gjatë që t’i kthehesha jetës së përditshme. Por, nuk ishte e vërtetë thënia se koha shëron plagët…

Tani jam e martuar me një njeri të mrekullueshëm. I kemi dy fëmijë të shëndoshë. Rriten të rrethuar nga dashuria që kemi për ta.

Por, zemra ime copëtohet për fëmijën e braktisur, e që kurrë nuk kam pasur guxim t’ia them burrit tim.

A thua si jeton ai? A është i lumtur si fëmijët me të cilët jetoj? A thua, çka do të mendoj ai kur të kuptoj se nëna e vërtetë e ka braktisur?

A do t’më kërkoj? A do të kem guxim t’i dal para? Hana

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *