Home / Lajme / Kronika e zezë / (FOTO) Kush është 20-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e nënoficerit në Shkodër

(FOTO) Kush është 20-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e nënoficerit në Shkodër

Personi që shihni në foton është Pashk Gjoni, 20-vjeç, i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 23-vjeçarit Emiljan Zefi, nënoficer në një reparti ushtarak në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ngjarja ndodhi pranë një reparti ushtarak ku edhe punonte i plagosuri.

Dy të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin.

Policia dyshon se konflikti ka nisur për motive të dobëta, por po hetohet edhe nëse të rinjtë janë përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë së bashku në një nga lokalet e zonës, ku kanë debatuar mes njëri – tjetrit dhe më pas janë larguar qetësisht nga lokali, për t’u ritakuar pak minuta më pas në segmentin rrugor Vau Dejës-Hajmel.

Aty kanë nisur të debatojnë dhe Pashk Gjoni ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar.

Ishte i plagosuri ai që u tregoi policëve ngjarjen.

23–vjeçari Zefi ka marrë plagë të rëndë në këmbë dhe plumbi i ka prekur arterien kryesore duke i shkaktuar humbje të mëdha gjaku.

Pas trajtimit të parë mjeksor në Shkodër, ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën.

 

 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *