Home / Kryesoret / Fotografitë nga ngjarjet e 9 majit në Kumanovë (Foto)

Fotografitë nga ngjarjet e 9 majit në Kumanovë (Foto)

Sot u mbushën dy vite nga ngjarjet e majit të vitit 2015, kur në orën pesë të mëngjesit të 9 majit banorët e “Lagjes së trimave” u zgjuan të tmerruar nga të shtënat e shumta të armëve në kuadër të aksionit policor kundër “Grupit të armatosur”, me ç’rast tetë policë humbën jetën, kurse mbi 40 të tjerë ishin të plagosur, si dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të armatosur”,

Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohen seanca gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të kryera penale ‘Organizatë terrorisite’ dhe ‘terrorizëm’. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me rastin ‘Vetëtima’, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga ‘Lagjja e trimave’, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për këtë rast akoma zgjat./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *