Home / Lajme / Botë / Franca dhe Gjermania të gatshëm që të punojnë në reformat në BE

Franca dhe Gjermania të gatshëm që të punojnë në reformat në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i ri francez Emanuel Makron porositën sot në Berlin se janë të gatshëm për ndryshime në marrëveshjen për Bashkimin Evropian, duke theksuar se të dy vendet do të bashkëpunojnë nga afër.

Merkel bëri thirrje “për dinamikë të re” në marrëdhëniet gjermano -franceze, duke theksuar se interesat e të dy vendeve janë të lidhura ngushtë, ndërsa Makron, i cili  qëndron në Berlin vetëm një ditë pas inagurimit, bëri thirrje për reformim “historik” të Unionit.

Në pres konferencë pas takimit me Merkelin, Makron tha se dëshiron “një Evropë më pak burokratike dhe më tepër mbrojtëse”.

Ai citoi se planifikon që në disa nga muajt  ardhshëm të zbatojë reforma dhe se ndryshimi i marrëveshjes për BE-në tashmë nuk do të jetë “tabu temë” në Francë.

Gjithashtu shprehu shpresë se me Gjermaninë në javët në vijim do të arrijë që të bëjë një plan për reformimin e eurozonës, duke theksuar se duhet që të punojnë në reforma të thella që janë të nevojshme.

Merkel theksoi se Gjermania në parim është e gatshme që të bisedojë për ndryshime në BE, nëse kjo është e nevojshme.

“Do të isha e gatshme që të ndërmarr një hap të tillë, por fillimisht duhet që të konfirmojmë se çfarë duam që të reformojmë… Nga pikëpamja gjermane,  mund të ndryshohet marrëveshja për BE-në”, theksoi kancelarja gjermane

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *