Home / Lajme / Botë / Francë, Macron betohet si president – (VIDEO)

Francë, Macron betohet si president – (VIDEO)

Presidenti Emmanuel Macron është betuar këtë të dielë në pallatin “Elysee”, çelësat e të cilit ia dorëzoi ish-presidenti François Hollande, mes masave tejet të përforcuara të sigurisë anembanë Parisit. Kandidati i pavarur Macron fitoi bindshëm në balotazhin e fundjavës së kaluar, përballë rivales së tij nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Në fjalimin e tij pas ceremonisë së betimit, Presidenti Macron tha se do të rivendosë pozitat globale të Francës. Duke e hapur bisedën me termin “rilindje”, Presidenti i ri francez tha se bota ka nevojë për atë që Franca u ka mësuar gjithmonë. Për dekada të tëra, Franca ka dyshuar mbi vetveten. Por bota dhe Europa kanë nevojë më shumë se kurrë për Francën. Mandati im do t’u rikthejë francezëve ndërgjegjësimin për të besuar në atë që janë”.Ai mbërriti rreth orës 10 të mëngjesit në pallatin presidencial, ku u takua fillimisht me ish-presidentin Hollande. Ish-bankieri i investimeve nuk kishte garuar asnjëherë për një post zyrtar përmes zgjedhjeve, ndërsa lëvizjen e tij politike të qendrës e formoi vetëm një vit më parë.

Qindra forca shtesë policore ishin në patrullim rrugëve të kryeqytetit francez, gjatë kohës që zhvillohej ceremonia në Pallatin “Elysee”, rezidenca zyrtare presidenciale.

Macron do të jetë presidenti më i ri i Francës në moshën 39-vjeçare, që prej kurorëzimit të Napoleon Bonaparte si perandor në vitin 1804, si dhe i pari që prej themelimit të Republikës së Pestë franceze nga presidenti Charles de Gaulle, në 1958-n. Lëvizja e tij politike “En Marche” u formua vitin e kaluar, ndërsa si parti e re “La Republique En Marche” do të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë për Asamblenë 577-vendëshe të Francës në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor.

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *