Home / Lajme / Botë / Francë: Makron dha dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes “Përpara”

Francë: Makron dha dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes “Përpara”

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emanuel Makron dha dorëheqjen nga funksioni kryetar i lëvizjes “Përpara ” (EM) që ai e themeloi, një ditë pasi që me fitore të bindshme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë u zgjodh president i vendit.

Rishar Ferar, sekretari i përgjithshëm i EM, dje  i falënderoi përkrahësit, ndërsa më pas mbajti pres konferencë në të cilën njoftoi se Makron ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes “në takimin e jashtëzakonshëm të bordit drejtues”.

Për kryetar të përkohshëm në EM, që Makron e themeloi në vitin 2016, u emërua Katrin Barbaru.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *