Home / Sport / Futbollisti i Prishtinës ende po mbahet në burg

Futbollisti i Prishtinës ende po mbahet në burg

Liridon Leci po vazhdon të mbahet në paraburgim në Pejë, pasi u arrestua në ndeshjen ndërmjet Besës dhe Prishtinës në fundjavë.

Drejtuesit e klubit Bardhekaltër e dënojnë sjelljen e Policisë ndaj futbollistit të tyre, për të cilin presin të lirohet sa më shpejt. Në krahë futbollistit prishtinas i kanë dalë trajnerë, futbollistë dhe zyrtarë të ndryshëm të klubeve kosovare.

Futbollisti Liridon Leci u arrestua të dielën në Pejë gjatë ndeshjes ndërmjet Besës dhe Prishtinës dhe po mbahet në këtë qytet në paraburgim për 48 orë.

Në fakt, mbrojtësi prishtinas ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe më pas kishte vrapuar drejt portës derisa portieri Alban Muçiqi ishte lënduar. Leci me këtë rast ishte fjalosur me policët dhe më pas përfundoi në pranga.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *