Home / Lajme / Kronika e zezë / Gabitet me armë në një pikë karburantesh në Shtime (Video)

Gabitet me armë në një pikë karburantesh në Shtime (Video)

Një pikë karburanti në Shtime u plaçkit nga disa hajna. Këta me automatikë kërcënuan punëtorin kujdestar, të cilit i morën edhe disa qindra euro.

 

“Dëmi material është 600 euro. I kemi lënë ato pare për shkak të konsumatorëve që nëse vijnë me pare të trasha diçka me mujte me iu shërby duke e kthyer kusurin”, tha Bejadin Rexhepi, pronar i pompës.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë,

Ndërkohë edhe në Polici thonë se me të dëgjuar për lajmin kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit janë duke mbledhur prova.

“Jemi në fazën e mbledhjes së provave dhe intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshimtëve. Jemi në rrugë të mirë deri në arritjen e zbulimit të personave të mundshëm të dyshuar”, tha Basri Shabani, zv/drejtor i policisë në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë rastet të tilla  të grabitjes se parave me armë nuk mbahen mend të kenë ndodhur  në komunën e Shtimes.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *