Home / Lajme / Kronika e zezë / Garë me makina në autostradë, kosovari i merr jetën italianit të pafajshëm

Garë me makina në autostradë, kosovari i merr jetën italianit të pafajshëm

Gara ilegale me makina që po zhvillonin dy  të rinj me prejardhje nga Kosova në një rrugë automobilistike në Itali, ka pasur përfundim tragjik për një pjesëmarrës tjetër, të pafajshëm në trafik, shkruan südtiroler news. Njëri nga kosovarët ka humbur kontrollin mbi makinën gjatë një manovrimi me ç`rast ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur me makinën që po vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në natën në mes të të enjtes dhe të premtes. Shumë dëshmitarë kishin vënë re se si dy makina vazhdimisht e tejkalonin njëra tjetrën. Në timon të një Audi A3 dhe një Alfa 147 ishin dy të rinj me prejardhje nga Kosova, kushërinj në mes vete. Makina e 26 vjeçarit E.B. (i dënuar tashmë disa herë) në një kthesë të rrugës Via del Mare afër lokalitetit San Dona di Piave ka tejkaluar atë të kushëririt të tij K.K.

 

Ky i fundit, 21 vjeçar, për të fundit herë ka provuar ta tejkalojë të parin dhe ka humbur kontrollin, duke shkaktuar aksidentin e rëndë, transmeton albinfo.ch. Personi që po vinte nga ana e kundërt një punëtor italian 53 vjeçar ka pësuar, duke paguar me jetë lojën e dy të rinjve.

Disa dëshmitarë të cilët ishin ndalur për të dhënë ndihmën e parë, kanë vënë re se shkaktari i aksidentit (K.K) përkundër lëndimeve ka dalë nga makina dhe, pa shikuar fare personin që po vdiste, ka provuar të ikë nga vendi i ngjarjes.

Ndihma e parë ka ardhur shumë vonë për italianin i cili ndërkohë kishte vdekur nga plagët e rënda.

Karabinierët pastaj i kanë rënë në gjurmë shkaktarit të aksidentit dhe e akne arrestuar atë së bashku me kushëririn e tij 26 vjeçar. Ky i dyti ka deklaruar para karabinierëve se e ka transportuar 21 vjeçarin në një spital në Trieste, ku pastaj është arrestuar.

Të riun i cili nuk kishte as patentshofer, e rëndon dyshimi për shkaktim vrasjeje në komunikacion dhe për mos ofrim të ndihmës, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për ndihmë në dy veprat e përmendura penale akuzohet edhe kushëriri i tij E. B. Të dytë janë dërguar në burg, në Venecia dhe i pret një proces gjyqësor që mund t`u shqiptojë dënime me heqje lirie disavjeçare.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *