Home / Lajme / Rajon / Gazetarët në protestë

Gazetarët në protestë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka paralajmëruar aksion protestues në sheshin”Skënderbeu” në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ky organizim është në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile.

Motoja e këtij aksioni është  #Folmosutut, e cila ka për qellim kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.

AGK fton të gjithë anëtarët, gazetarët, pjesëtarët e shoqërisë civile si dhe të gjithë ata që kërkojnë respektimin e lirisë së shtypit dhe shprehjes në vendin tonë.

Aksioni protestues #Folmosutut zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 12:00.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *