Home / Kryesoret / Georgievski: OBRM-PDUKM-ja është futur në konflikt me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare

Georgievski: OBRM-PDUKM-ja është futur në konflikt me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kryetari i OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, në një emision në TV Telma deklaroi se OBRM-PDUKM-ja është futur në konfrontime me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai tha se në qeverisjen e tyre, OBRM-PDUKM-ja e ka mbrojtur Maqedoninë në mënyrë më të kulturuar, për dallim nga sot,

Ai theksoi se inçizimet nga e “enjtja e përgjakshme” i ka shikuar disa herë, por ka njohur vetëm disa persona. Georgievski tha se të gjithë në njëfarë mënyre kanë ndihmuar në “instalimin” e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

“Unë e marr fajin tim, megjithatë këtë duhet ta bëjnë edhe tjerët”, tha ai.

Georgievski u shpreh se ndjen keqardhje për atmosferën që OBRM-PDUKM-ja ka krijuar në tre muajt e fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *