Home / Kryesoret / Georgievski: Rreziku nuk vjen nga “Deklarata e partive shqiptare” por nga demografia

Georgievski: Rreziku nuk vjen nga “Deklarata e partive shqiptare” por nga demografia

I sh-kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri, Ljubço Georgievski, në emisionin ”Otvoreno” në TV24 ka folur për rreziqet që i kanosen Maqedonisë dhe maqedonasve duke thënë se problem nuk është as Marrëveshja e Ohrit e as ”Deklarata e partive shqiptare” por demografia dhe ndryshimi i strukturës së shoqërisë,

“Gjithçka që është jo kushtetuese mund të ndalohet nga Gjykata Kushtetuese. Këtu ka një pyetje tjetër që shtrohet. Gjithçka është propagandë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Unë personalisht mendoj se Marrëveshja kornizë e Ohrit është mbyllur, por vetë ndryshimi demografik i Maqedonisë, vet ndryshimi struktural i popullsisë ndoshta hap mundësi të flasim për disa të drejta në disa sfera të caktuara”, thotë Georgievski.

Georgievski gjithashtu ka edhe një mesazh për pasardhësin e tij. “Unë do t’i rekomandoja Nikolla Gruevskit që të ndjek shembullin tim. Edhe unë dhash dorëheqje kur isha i humbur. Reformimi i partisë është zgjidhja më e mirë”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *