Home / Kryesoret / Georgievski: Zaev ka thyer mitin e Gruevskit

Georgievski: Zaev ka thyer mitin e Gruevskit

Lubço Georgievski mbrëmë në emisionin “Top Tema” ka shprehur se lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev është më meritore për çmitizimin e pushtetit të deritashëm,

Sipas Georgievskit, Zaev meriton të jetë kryeministër sepse kaloi nëpër momente të vështira në luftën për çmitizim të pushtetit të VMRO-DPMNE-së.

Ai konsideron se përvojën të cilën e ka LSDM-ja në udhëheqjen e pushteti lokal do të jetë e rëndësishme për kryerje të pushtetit ekzekutiv.

Georgievski theksoi se ka marrë pjesë në formimin e VMRO-DPMNE-së por deri më sot nuk e di se kush e formoi VMRO- POPULLORE.

“Masa e njerëzve më detyroi të bëhem kryetari VMRO-POPULLORE. Kur bëj analizë të atyre njerëzve pothuajse të gjithë u kthyen në DPMNE dhe morën funskione. Mendoj se qëllimi ishte të më zhvendosin edhe mua dhe për këtë ka përkrahje nga ndërkombëtarët që atëherë Gruevski kishte marrëdhënie të mira”, tha Georgievski

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *