Home / Kryesoret / Gjakovari nesër pritet të thyejë një rekord të Guinnessit me figurën e Rita Orës (Foto)

Gjakovari nesër pritet të thyejë një rekord të Guinnessit me figurën e Rita Orës (Foto)

Alkent Pozhegu do të provojë që nesër të thyejë tjetër rekord të Guinnessit.

Artisti tashmë është pjesë e Librit të Rekordeve botërore me një mozaik të punuar nga drithërat, përkatësisht ka shkruar emrin e Messit dhe nofkën e Cristiano Ronaldos ‘CR7’.

Pozhegu më 15 dhe 16 në palestrën e sportit në qytetin e Gjakovës “Shani Nushi” do të provojë të krijojë një mozaik me fara të figurës së këngëtares shqiptare Rita Ora.

Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë.

Ndryshe, artisti gjakovar deri më tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *