Home / Lajme / Botë / Gjashtë njerëz të Trump-it në lidhje të dyshimta me rusët, përfshirë dhëndrin e tij

Gjashtë njerëz të Trump-it në lidhje të dyshimta me rusët, përfshirë dhëndrin e tij

Është zbuluar se dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Presidentit amerikan janë takuar me ambasadorin e Rusisë “për të gjetur një gjuhë të përbashkët”. Ky lajm është bërë i ditur edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Jared Kushner dhe Michael Flynn – i cili dha dorëheqje muajin e kaluar pasi u zbuluan kontaktet e tij me Sergey Kislayak – ishin takuar me diplomatin rus në dhjetor në Trump Tower.

The New Yorker raportoi për këtë takim më herët këtë javë dhe tani është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Këto lajme po rrjedhimin pikërisht tani kur po i kërkohet dorëheqja Jeff Sessions-it, prokurorit të Përgjithshëm, pasi u morr vesh se ai kishte dy takime me ambasadorin rus gjatë fushatës zgjedhore të Trump-it.

Gjashtë persona nga ekipi i Trump po del të jenë takuar me zyrtarë rusë – përfshirë këtu të lartëpërmendurit dhe po ashtu edhe Paul Manafort, Carter Page, Michael Cohen.

“Përgjithësisht ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe duket e udhës që donin të krijonin një vije të shëndosh komunikimi”, ka thënë drejtori për strategjitë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, njofton New York Times.

“Jared ka pasur takime me shumë përfaqësues të tjerë nga vende të ndryshme”.

Takimi ka zgjatur 20 minuta dhe Kushner nuk është takuar më me Kislyak, transmeton Klan Kosova. Kjo kishte ndodhur kur SHBA-ja po dëbonte 35 persona të dyshuar si spiun rusë.

Kur ishte pyetur Shtëpia e Bardhë në janar për këtë çështje ishte thënë se Flynn vetëm ka shkëmbyer mesazhe dhe ka pasur telefonata me ambasadorin rus – nuk ishte përmendur se ata edhe janë takuar.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *