Home / Lajme / Botë / Gjatë një shpërthimi në një anijendërtimtari në Kolumbi e humbën jetën katër persona

Gjatë një shpërthimi në një anijendërtimtari në Kolumbi e humbën jetën katër persona

Të paktën katër persona vdiqën, ndërsa 22 janë lënduar gjatë shpërthimit të sotëm që ndodhi në një anijendërtimtari në Kolumbi, njoftuan përfaqësuesit lokal.

Fatkeqësia ka ndodhur në qytetin Kartaheni, në bregun e Detit të Karaibeve.

Një burim i forcave kolumbiane të sigurisë theksoi se “policia heton nëse bëhet fjalë për fatkeqësi apo sulm”.

Zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës lokal sqaroi se kanë jehuar tre shpërthime, prej të cilave dy në vendin e njëjtë.

Ajo saktësoi se në dy shpërthime që e kanë prekur kompaninë amerikane për ndërtim të anijeve “Astvik” e ka humbur jetën një person, ndërsa pesë janë lënduar.

Të paktën, edhe tre persona e humbën jetën, ndërsa 27 janë lënduar gjatë shpërthimit që ndodhi në kompaninë kolumbiane “Kotekmar”, e cila merret me ndërtimin e anijeve.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *