Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet një arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi

Gjendet një arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi

Policia greke tha se zbuloi dy thasë të mbushur me fishekë, në afërsi të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare greke 1.028 fishekë të kalibrit 7,62 mm, që përdoren për automatikët kallashnikovë u gjetën nga roja kufitare e Konicës. Sipas policisë greke të dy thasët ishin fshehur në një godinë të vjetër buzë lumit Sarantaporo.

Kryetari i komunës së Konicës Andreas Papaspyrou, tha se policia greke duhet të shtojë masat e sigurisë në rajon pasi sipas tij, aktivitetet e paligjshme po përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Kjo zonë buzë kufirit shqiptar ka pasur kohët e fundit një aktivitet të shtuar të trafikut të marijuanës. Sipas burimeve greke, dyshimet e policisë janë se municionet e gjetura u përkasin grupeve që organizojnë transportimin e drogës.

Vetëm muajin e kaluar policia greke tha se bllokoi në zonat veriore, afër kufirit me Shqipërinë, rreth një tonë marijuanë të futur nga Shqipëria.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *