Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet një kufomë, trupi ishte i djegur

Gjendet një kufomë, trupi ishte i djegur

Gjendet një kufomë në zonën e Dajtit, në Tiranë. Kufoma është gjetur në një zonë të pyllëzuar, ndërsa rezulton e djegur plotësisht.

Policia bën me dije se pasditen e djeshme, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një bari, se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar.

Për shkak të dëmtimit të kufomës është i vështirë identifikimi i viktimës. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastit i cili njoftoi policinë.

Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për vrasje, ndërsa kufoma është djegur për të zhdukur gjurmët.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksident komunikacioni ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *