Home / Kryesoret / Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë kryesisht të thata. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) porosit për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.

 

Në grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Nga LAMM njoftojnë se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet nga ana e Maqedonisë).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *