Home / Lajme / Botë / Gjenerali i lartë: Rusia ka rilindur por NATO-ja do të rimarrë rolin e ‘komandantit të luftës’

Gjenerali i lartë: Rusia ka rilindur por NATO-ja do të rimarrë rolin e ‘komandantit të luftës’

Komandanti i forcave të NATO-s dhe ai i forcave amerikane në Evropë ka bërë thirrje që në kontinent të vendosen më shumë trupa dhe automjete të blinduara për të luftuar “agresionin rus”.

Duke dëshmuar përpara një nënkomisioni në Senatin amerikan, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, kreu i Komandës Evropiane , akuzoi Rusinë për kërcënim të sigurisë rajonale dhe globale , shkruan “Reuters”.

“Sot ne përballemi me mjedisin më dinamik evropian në historinë e kohëve të fundit”, tha ai në dëshminë e tij. “Një Rusi e rilindur është rikthyer dhe synon të minojë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi dhe ta rifitojë vendin si një fuqi globale”.

“Prandaj, ne po i përshtatim planet, qëndrimin dhe gatishmërinë tonë për të luftuar kërcënimet me të cilat përballemi. Shkurtimisht, ne po kthehemi në rolin tonë historik si një komandant lufte.” shtoi ai. /SYRI.net/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *