Home / Lajme / Rajon / ‘Gjermania dogji botën, Shqipëria e Madhe mund ta djeg Ballkanin’

‘Gjermania dogji botën, Shqipëria e Madhe mund ta djeg Ballkanin’

Ministri i Punës dhe Mirëqenies në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se nëse 72 vite më parë Gjermania e ka djegur, atëherë këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe në Ballkan.

“72 vite më herët Gjermania ka djegur botën. Këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe. Ne tash dëgjojmë se si mund të ndryshohen kufijtë, pa një fije turpi dhe frike. Çfarë do të tërheqin kuifjtë e rinj, kufijtë në këtë pjesën tonë. Ne nuk kërkojmë gjak, gjakun të cilin nuk e kemi” tha Vulin në një ceremoni që shënon ditën e fitore mbi fashizmin, transmeton lajmi.net

 Ai gjithashtu theksoi se Serbia nuk është në kërkim të territoreve të reja.

Vulin me theks të veçantë foli edhe për gjendjen në botë e cila sipas tij edhe pas luftrëave ka shumë sfida dhe probleme.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *