Home / Lajme / Rajon / Gjesti i ulët i Faruk Statovcit, sulmon gjyqtarët dhe futbollistët kundërshtarë (Video)

Gjesti i ulët i Faruk Statovcit, sulmon gjyqtarët dhe futbollistët kundërshtarë (Video)

Thotë gjithmonë se ka një karrierë të gjatë dhe evropiane, por gjestet e tij në fushë si trajner janë të ulëta.

Fjala është për ish-futbollistin Faruk Statovci, i cili tani po udhëheq skuadrën e Minatorit në Ligën e Dytë të Kosovës.

Në një video të publikuar nga faqja në Facebook, Fansat e Futbollit Kosovar, shihet Statovci duke bërë presion të vazhdueshëm tek gjyqtarët.

Ai i fyen me fjalët më të ndyta, por në fund të ndeshjes edhe tenton t’i godas ata.

Sikur mos të mjaftonin fyerjet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve, Statvoci tregohet ‘trim’ dhe iu vërsulet edhe futbollistëve kundërshtar.

Statovci gjithmonë nëpër emisione të ndryshme bëhet ‘ekspert’ i lojës së futbollit dhe shpesh herë di të kritikojë dukuritë negative, mirëpo ajo që ka bërë në fundjavë tregon më se miri sjelljet dhe karakterin e tij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *