Home / Lajme / Rajon / Gjilani nderon Bujar Nishanin, e shpall “Qytetar Nderi”

Gjilani nderon Bujar Nishanin, e shpall “Qytetar Nderi”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit. Ka qenë kryetari i komunës, Lutfi Haziri, që me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, i ka akorduar këtë çmim.

Fillimisht, ai zhvilloi një takim me kreun e Komunës dhe më pas iu akordua titulli i lartë. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Nishani shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës që kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

Një tjetër nderim që iu bë Kreut të Lartë të Shtetit shqiptar ishte dekorimi me titullin “Urdhër i Lirisë” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *