Home / Kryesoret / Gjykata Themelore Shkup 1 e pranoi propozimin e PTHP-së për shtatë të arrestuarit

Gjykata Themelore Shkup 1 e pranoi propozimin e PTHP-së për shtatë të arrestuarit

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup para gjykatësit të procedurës paraprake u dërguan shtatë persona për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike e pranoi propozimin dhe katër personave u caktoi masë paraburgim, një personit i caktoi masë paraburgim shtëpiak dhe dy personave masë kujdesi, njoftuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Propozimi, theksojnë nga gjykata, i dedikohet veprës penale – Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare nga neni 384 paragrafi 1 nga Kodi Penal për të cilën është paraparë dënim nga një deri në pesë vjet në pajtueshmëri të ligjit, ndërsa duke pasur parasysh që bëhet fjalë për procedurë të shkurtuar sipas ligjit të ri për procedurë penale në procedurë paraprake paraburgimi mund të zgjasë më së shumti deri në tetë ditë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *