Home / Kuriozitete / Gjyshja e sëmurë për të shkuar në dasmë, dasma vjen tek ajo

Gjyshja e sëmurë për të shkuar në dasmë, dasma vjen tek ajo

Dasmat janë shumë të veçanta për familjen dhe të dashurit që mblidhen së bashku për të bashkuar jetët e dy personave

Kujtimet që bëhen mbesin për tërë jetën, dhe u sjellin kënaqësi të gjithëve edhe pas shumë vitesh.

Jamie mezi priste të martohej me dashurinë e jetës së saj Matt, dhe priste ditën e veçantë kur ata do të bëheshin një, dhe një nga njerëzit që ajo kishte dëshirë më së shumti që të ishte aty, ishte gjyshja e saj Pat.

Fatkeqësisht vetëm një javë para martesës gjyshja u sëmur dhe u shtri në spital, doktorët i thanë se nuk do të mund të shkonte në martesën e mbesës së saj,

Të dyja Jamie dhe Pat ishin zemërthyera, nuk do të ishte njëjtë pa gjyshen duke buzëqeshur teksa çifti po thurnin kurorë.

Kur dita e madhe erdhi Jamie kishte një befasi që po e ruante për gjyshen e saj. Pas dasmës kur mysafirët po shkonin për të festuar të sapomartuarit u larguan për të vizituar gjyshen Pat.

Të veshur në veshje dasme ata shkuan në spitalin në Minneapolis të Minnesotas, ku Pat po qëndronte në dhomën e saj. Video kapi momentin kur mbesa e befasoi atë kur hyri në dhomë me vello. Buzëqeshja masive përshkoi fytyrën e gjyshes, shihej që ishte shumë e prekur dhe gëzuar që mbesa gjeti kohë për të ardhë ta vizitojë.

Videon e momentit mund ta shikoni më poshtë.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *