Home / Lajme / Maqedoni / Gjysma e popullatës në Maqedoni është duhanpirëse

Gjysma e popullatës në Maqedoni është duhanpirëse

46% e popullatës së Maqedonisë janë duhanpirëse. Konsumues më të fortë të duhanit është popullata e grup moshës 35-64 vjet të cilët përbëjnë 52 % të popullatës. Këto dhëna u prezantuan nga Instituti për Shëndet Publik me rastin e 31 majit Ditës botërore kundër duhanit.

 

“Për momentin në Maqedoni kemi 46 % duhanpirës, meshkujt prijnë me 54% ndërsa gjinia femërore me merr pjesë me 33%. Ajo që është interesante të theksohet është se ka dallime në moshë. Nëse flasim për moshën më të re kemi përqindje më të ulët të rinjve që përdorin cigaret. Te grupi i moshës prej 15 deri në 24 vjet, duhanpirësit marrin pjesë me 33%, prej 15 deri në 34 vjet duhanpirës janë 40% e popullatës, ndërsa në grupin e moshës 35 deri në 64 vjet duhanpirës janë 52 % e popullatës”, deklaroi Silvana Onçeva nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, në Maqedoni çdo vit vdesin rreth 20 mijë persona nga sëmundjet kardiovaskulare të cilat vijnë si pasojë e konsumimit të duhanit dhe alkoolit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *