Home / Lajme / Maqedoni / Goditet rrjeti i prostitucionit me tutorë shqiptarë, një punëtore seksi me HIV

Goditet rrjeti i prostitucionit me tutorë shqiptarë, një punëtore seksi me HIV

Një grup trafikantësh më anëtarë shqiptarë dhe rumunë, të cilët shfrytëzonin vajza për prostitucion, është goditur në Pescara të Italisë. Hetimet e organeve të drejtësisë kanë nisur që në vitin 2016 pas konstatimit të rrezikut që paraqiste njëra prej punëtoreve të seksit, e cila ishte prekur nga HIV dhe hepatiti C, raporton rete8.it. Ajo është një 35-vjeçare italiane.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës, teksa raportohet se u ekzekutuan 11 urdhër arreste, nga të cilat 8 me burgim dhe 3 të tjerë arrest shtëpiak.

Policia e vendit fqinj thotë se gjithçka ishte e organizuar në zonën e stacionit hekurudhor në Pescara. Hetimet vijojnë për të rënë në gjurmët e autorëve të tjerë të përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Priten detaje të reja mbi këtë ngjarje të rëndë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *